Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-10-2022

Nën moduli –“KEDNJ” –sesioni: Neni 10 – Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore

Më 14 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke u  realizuar trajnimi teorik sesionin e tetë nga nën modulin “KEDNJ” me trajnuese znj. Habibe Salihu, Prokurore në Prokurorin Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: siguria e  gazetarëve, ndjekja penale kundër gazetarëve, mbrojtja dhe siguria e gazetarëve sipas KPK dhe masat e ndaluara që synojnë identifikimin e burimit te informacionit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :