Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-10-2022

Nën moduli –E drejta ekonomike– sesioni e pestë: Kontratat e ndërtimit

Më 17 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e pestë, trajnues nga nën moduli “E drejta Ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit  z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: nocioni i kontratës për ndërtim, karakteristikat e kontratës për ndërtim, lidhja e kontratës, leja e ndërtimit, çmimi i punimeve, afati, kushtet e përgjithshme të FIDIC-it,  efektet juridike të kontratës për ndërtimin, mënyra e caktimit, përgjegjësia për të metat e përgjithshme dhe klauzolat e veçanta të kontratës për ndërtimin.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :