Më 17 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke u realizuar trajnimi teorik sesionin e nëntë nga nën modulin “KEDNJ” me trajnuese znj. Habibe Salihu, Prokurore në Prokurorin Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: legjislacioni vendor lidhur me të drejtën e informimit, Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesit, raportimi dhe shpalosja në interes publik është e mbrojtur kur bëhet për shkak dhe mbrojtja gjyqësore e sinjalizuesve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
17-10-2022