Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-10-2022

Nën moduli – “E drejta trashëgimore”, sesioni i parë: Trashëgimia në bazë të ligjit, dhe rradhët trashëgimor

Më 17 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është duke u realizuar trajnimi teorik sesionin e parë nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese  z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar këto nën tema: veçimi i sendeve nga pasuria trashëgimore, caktimi i vlerës së pasurisë trashëgimore, parimet themelore të se drejtës trashëgimore, trashëgimia në bazë të ligjit, të drejtat e bashkëshortit dhe e drejta e trashëgimit të bashkëshortit jashtëmartesorë.

Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike  dhe me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :