Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-10-2022

Nën moduli: Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, sesioni i shtatë: Masat disiplinore

Më 17 tetor 2022, Në kuadër të Programit për Trajnimin Fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke u realizuar trajnimi teorik sesioni i shtatë nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore” Në mbështetje të trajnuesit  z. Jetish Maloku, Kryesues i Këshillit Prokurorial në Kosovë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: masat disiplinore, marrëveshja vullnetare për shkeljen e supozuar disiplinore, ankesa ndaj vendimeve disiplinor dhe publikimi i vendimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar të gjeneratës së 9, 2022/2023.

Shpërndaje :