Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-10-2022

Nën moduli – Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i parë: Procedurat ndaj personave të cilët kanë kryer vepra penale nën ndikimin e alkoolit ose drogës dhe procedurat penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore

Më 21 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i I, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK” me trajnues z. Skender Çoqaj, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni të parë temat që po trajtohen janë: Përgjegjësia penale e personit fizik, sëmundjet mendore të përkohshme dhe të përhershme, zhvillimi mendor me ngecje, zbatimi i ekzaminimit psikiatrik dhe aktvendimi mbi aftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29  gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :