Më 24 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e nëntë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve që ndotin mjedisin, vlerësimi i ndikimit të projekteve në mjedis, dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme, ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere dhe keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokuror të shtetit të sapo emëruar 2022/2023.
24-10-2022