Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-10-2022

Nën moduli: Kallëzimi penal, sesioni i dytë: Kallëzimi penal nga burimet tjera

Më 25 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kallëzimi penal”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Kallëzimi penal nga organet tjera shtetërore, Kallëzimi penal nga personat / qytetarët, kallëzimi penal i rremë dhe pasojat e tij, raporti i veçantë   dhe sigurimi i të dhënave plotësuese nga vet prokurori

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.

Shpërndaje :