Më 27 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Besim Kelmendi, U.D Kryeprokuror i shtetit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore sipas, vrasja e foshnjës gjatë lindjes, shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje, ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë, sulmi, lëndimi i lehtë dhe i rëndë trupor dhe pjesëmarrja në rrahje.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
27-10-2022