Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-10-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i parë: elementet e veprës penale

Më 31 tetor  2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: parimi i ligjshmërisë, zbatimi i ligjit më të favorshëm, bazat dhe kufijtë e sanksioneve penale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :