Më 31 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar sesionin e katërt trajnues nga nën moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit z. Emrush Ujkani, Ekspert në të drejtën e BE-së.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kush është qytetari i Bashkimit Evropian, çka përfshin qytetaria e Bashkimit Evropian dhe argumentet në favor të qytetarisë së BE-së dhe dispozitat ligjore
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
31-10-2022