Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-10-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i dhjetë: Kapitulli XXVIII, Veprat Penale Kundër Sigurisë së Përgjithshme të Njerëzve dhe Pasurisë

Më  31 tetor  2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, asgjësimi, dëmtimi dhe heqja e instalimeve publike, asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës, ndërtimi pa leje, punimet ndërtimore të kundërligjshme dhe veprat penale të armëve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :