Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-10-2016

Trajnimi - Dënimet Alternative në Kosovë (sesioni II)

Më 25-26 tetor 2016, IGJK në bashkëpunim me Projektin e Binjakëzimit të BE-së për Përforcimin e Shërbimeve Sprovuese dhe Korrektuese në Kosovë, organizuan trajnimin me temë “Dënimet Alternative në Kosovë “ (sesioni II).

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të sqaroj në mënyrë të hollësishme dënimet alternative të cilat janë të sanksionuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, analizimi në praktikë i shqiptimit të dënimeve alternative, si dhe efekti i tyre në risocializimin e personit të dënuar.

Në  kuadër të këtij trajnimi është bërë  elaborimi i  kornizës  ligjore vendore për shqiptimin dhe zbatimi i dënimeve alternative, procedurat gjyqësore që ndiqet në shqiptimin e këtyre dënimeve, roli i Shërbimit Sprovues i Kosovës dhe përdorimi i dënimeve alternative në Kosovë, si dhe standardet dhe praktikat evropiane për shqiptimin e dënimeve alternative në BE. 

Metodologjia e aplikuar ishte e kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive në mes  pjesëmarrësve dhe trajnuesve. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin  gjyqtarë  dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues i Kosovës.

Shpërndaje :