Më 11 nëntor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë ‘’Menaxhimi i Rasteve’’.
Trajnimi është realizuar me qëllim të ngritjes së shkathtësive praktike të menaxhimit të rasteve në gjykatë, parimet e menaxhimit të rrjedhës së lëndës, qëllimi dhe përgjegjësia e gjykatës lidhur me menaxhimin e rasteve, efekti që ka votimi i kryerjes së punës së gjykatave, dhe kontrolli i hershëm dhe i vazhdueshëm gjyqësor i rrjedhës së rastit.
Gjithashtu në këtë sesion trajnues, u elaborua edhe menaxhimi i rasteve në prokurori, kuptimi dhe rëndësia e planifikimit në menaxhim të rasteve, parimet në të cilat bazohet procesi i planifikimit në prokurori, bazat ligjore për menaxhimin e rasteve, rrjedhja e menaxhimit të rastit, pranimi i rastit, regjistrimi i rastit në data bazën elektronike, kontrollimi dhe analizimi i rastit, përcaktimi i prioritetit të rasteve, përgatitja e planit hetimor dhe mbledhja e materialit për dosje.
Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive, me diskutime, ku pjesëmarrësit ngritën dhe trajtuan sfidat që hasen në këtë fushë.
Përfitues të këtij programi trajnues ishin gjyqtarë, prokurorë, dhe bashkëpunëtorët e gjykatave themelore.
11-11-2016