Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-12-2016

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në çështjet civile

Më 01 dhjetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në çështjet civile ”.

Ky trajnim kishte për synim të ndihmoj gjyqtarët me njohjen dhe zbatimin e Konventës mbi Aspektet Civile të Rrëmbimit Ndërkombëtar të Fëmijës si dhe me legjislacionin vendor që rregullon çështjen e rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijëve dhe procedurën e kthimit sa më të shpejtë të fëmijës në shtetin kërkues.

Temat që u trajtuan në këtë sesion trajnues ishin: procedura e kthimit vullnetar të fëmijës, masat e përkohshme të cilat mund të lëshohen me qëllim të sigurimit të kthimit të fëmijës si dhe rastet kur gjykata mund të refuzoj kthimin e fëmijës në shtetin kërkues.

Gjithashtu është diskutuar për organet kompetente për zhvillimin e procedurës së kthimit të fëmijës e në veçanti për rolin e Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet juridike në rastet e rrëmbimit ndërkombëtarë të fëmijëve.

Trajnimi u zhvillua në formë interaktive, ku u diskutua rreth sfidave në praktikë dhe vështirësive që gjyqtarët hasin gjatë punës së tyre.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit të apelit dhe nivelit themelor.

Shpërndaje :