Më 19 dhjetor 2016, si pjesë e trajnimeve të vazhdueshme, IGJK me mbështetjen e GIZ ka realizuar trajnimin me temë “Shpëlarja e parave ”.
Ky sesion trajnimi kishte për synim të kontribuoj në avancimin e mëtejmë të njohurive rreth zbatimit të instrumenteve ligjore ndërkombëtare për të luftuar pastrimin e parave.
Në kuadër të këtij sesioni u trajtuan instrumentet ligjore ndërkombëtare për të luftuar pastrimin e parave, strategjitë e zbatueshme ndërkombëtare që luftojnë pastrimin e parave, mënyrat e bashkëpunimit ndërkombëtarë në rastet e pastrimit të parave në fazën e hetimit, përdorimi i dëshmitarëve bashkëpunues në rastet e pastrimit të parave, si dhe pastrimi i parave tek krimet ndërkufitare.
Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorë të prokurorisë speciale të Republikës së Kosovës dhe prokuror të nivelit themelor.
19-12-2016