Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-12-2016

Aktivitetet e realizuara në PTF - dhjetor 2016

Gjatë muajit dhjetor 2016, në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapoemëruar, janë zhvilluar aktivitete si në trajnimin teorik po ashtu edhe në trajnimin praktik.

Më 19-20 dhjetor 2016, në kuadër të trajnimit teorik janë zhvilluar 4 sesione trajnimi për modulin “Kodi Penal i Republikës së Kosovës”. Fillimisht në kuadër të pjesës së përgjithshme të Kodit Penal të Kosovës u trajtuan nocioni dhe elementet e veprës penale, si dhe objekti e subjekti i veprës penale. Ndërsa në kuadër të pjesës së veçantë të Kodit Penal të Kosovës u elaboruan: veprat penale të terrorizimit, si një nga çështjet më aktuale, veprat penale të vrasjes, veprat penale kundër pasurisë, me fokus vjedhja, vjedhja e rëndë, vjedhja grabitqare dhe grabitja si dhe veprat penale kundër jetës dhe trupit dhe lirive e të drejtave të njeriut.

Më 27 dhjetor 2016, janë realizuar dy sesione tjera nga moduli Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Në kuadër të pjesës së përgjithshme të Kodit Penal të Kosovës është trajtuar ndarja e veprave penale. Ndërsa për pjesën e veçantë të Kodit Penal të Kosovës, janë shtjelluar veprat penale kundër jetës dhe trupit dhe lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe disa vepra nga kapitulli XVII dhe XX i Kodit Penal të Kosovës.

Përmes detyrave dhe ushtrimeve praktike, prokurorët e sapoemëruar u angazhuan në përgatitjen dhe prezantimin e rasteve për situata të ndryshme hipotetike.

Ndërsa përveç trajnimeve të lartpërmendura, gjatë dhjetorit 2016, duke filluar nga data 12 dhjetor në kuadër të trajnimit praktik, prokurorët e sapoemëruar kanë vijuar trajnimin praktik në prokuroritë përkatëse, me mbështetjen e mentorëve të tyre. 

Shpërndaje :