Më 18 janar 2017, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar për prokurorët e shtetit, të sapoemëruar, ka realizuar trajnimin praktik në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që prokurorët e sapoemëruar të njoftohen me rolin, funksionin dhe përgjegjësitë e Qendrës për Punë Sociale.
Fillimisht në kuadër të këtij trajnimi u pasqyrua një historiat i shkurtër i zhvillimit të Qendrës për Punë Sociale, struktura organizative dhe mënyra e funksionimit të saj. Më tej, në mënyrë të hollësishme u shtjelluan kategoritë e klientëve që trajton QPS-ja dhe shërbimet që ajo ofron, si dhe vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet në përmbushjen e përgjegjësive të saj.
Prokurorët e sapoemëruar po ashtu kishin rastin që të njoftohen për së afërmi me punën e QPS-së në Prishtinë, duke vizituar në këtë mënyrë ambientet dhe zyrtarët e QPS-së.
Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapoemëruar të shtetit, gjenerata e VI-të e PTF-së.
18-01-2017