PVAL- civile
Seminar: Ligji mbi Arbitrazhin
Më datën 5 Prill 2012, IGJK në bashkëpunim me USAID/SEAD (sistemi i përmbarimit të marrëveshjeve dhe vendimeve), ka mbajtur një trajnim mbi Arbitrazhin.
Qëllimi i trajnimit ishte të kuptuarit e koncepteve themelore të arbitrazhit si një ndër metodat më të përshtatshme dhe të zbatueshme në zgjidhjen e kontesteve ekonomike. Objektivat themelore të trajnimit ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të tij të jenë në gjendje të:
- Shpjegojnë dhe zbatojnë konceptet kryesore dhe parimet e arbitrazhit;
- Interpretojnë qëllimin e fushëveprimit të Ligjit të Arbitrazhit në Kosovë;
- Përcaktojnë kufijtë e juridiksionit të gjykatës, kur palët zgjedhin arbitrazhin për zgjedhjen e kontesteve;
- Hartojnë marrëveshjen e arbitrazhit;
- Sqarojnë rrjedhën e procedurës së arbitrazhit, përmbushjen e kushteve lidhur me procedurën paraprake dhe marrjen e vendimit të arbitrazhit;
- Zbatojnë rregullat mbi njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit.
Gjatë trajnimit pjesëmarrësit patën rastin që përmes shembujve nga praktika të elaborojnë arbitrazhin si një metodë alternative e zgjidhjes së kontesteve, si dhe u trajtua çështja hartimit të marrëveshjes së arbitrazhit siç janë klauzola për zgjedhjen e ligjit dhe elementet kryesore të marrëveshjes.
Për më tepër, u analizuan vendimi i arbitrazhit, roli i gjykatave në pranimin dhe zbatimin e vendimit të arbitrazhit.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët e Dhomës së veçantë të Gjykatës Supreme, gjykatave ekonomike, gjykatave të qarkut dhe atyre komunale.
05-04-2012