Më 05 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë, është duke realizuar trajnimin nga nën moduli “Vendi i ngjarjes dhe forenzika”, në mbështetje të trajnuesit znj. Merita Bina, prokurore në Prokurorinë Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: historia e forenzikës, forenzika shtetërore, forenzika dhe Drejtoria e forenzikës.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.
05-12-2022