Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-12-2022

Moduli: Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake, sesioni i katërt: Konfiskimi sipas kompetencave të zgjeruara

Më 05 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake”, në mbështetje të trajnuesit z. Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kushtet për konfiskim sipas kompetencave të zgjeruara kushtet kur mund të konfiskohet pasuria në pronësi të të pandehurit i cili ka vdekur neni 7 dhe kushtet kur mund të konfiskohet pasuria në pronësi të të pandehurit në arrati neni -8

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :