Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-12-2022

Trajnim online për barazinë gjinore

Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Qendra AIRE ka krijuar një trajnim online për barazinë gjinore për profesionistët/ et gjyqësorë/e me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Ky trajnim online është në dispozicion për gjyqtarët/et, zyrtarët/et policorë/e, punonjësit/et socialë/e, studentët/et e juridikut, profesionistët/ et në media dhe të gjithë individët e tjerë të interesuar. Trajnimi është në dispozicion në të gjitha gjuhët që fliten në Ballkanin Perëndimor.

Qëllimet e trajnimit janë:

  • Promovimi i barazisë gjinore përmes familjarizimit të pjesëmarrësve/eve me konceptet kryesore të barazisë gjinore, siç janë përkufizimi dhe qartësimi i koncepteve të roleve gjinore, identiteteve gjinore dhe orientimit seksual, si dhe bërja e dallimit mes tyre.
  • Luftimi i njëanshmërisë dhe stereotipeve gjinore që manifestohen haptaz në sallat e gjyqit në tërë Ballkanin Perëndimor, si dhe vetëdijesimi në lidhje me çështjet e barazisë gjinore dhe rolin e gjyqësorit në promovimin e saj.
  • Mundësimi i të kuptuarit më të thellë të konceptit të barazisë gjinore dhe i arsyeve përse barazia gjinore është çështje e rëndësishme, si zbatohet ky parim në praktikë dhe cilat janë efektet e tij.
  • Dallimi mes koncepteve të diskriminimit, ngacmimit seksual dhe ngacmimit në vendin e punës.

Kohëzgjatja e Kursit:

  • Trajnimi online nuk kërkon përgatitje paraprake ose shtesë. Ju keni 120 minuta kohë në dispozicion për të shfrytëzuar në mënyrë aktive materialet që ju nevojiten.
  • Gjithashtu, ju duhen edhe rreth 60 minuta (varësisht nga njohuritë e mëparshme) për të mësuar kurrikulën dhe për të zhvilluar testet.
  • Për çdo pjesëmarrës/e që e përfundon trajnimin lëshohet një certifikatë. Pikët e dhëna nga Qendra e Trajnimit Gjyqësor dhe Prokurorial për të gjithë/a profesionistët/ et që e përfundojnë trajnimin do të llogariten pikë të vlefshme për karrierën e tyre.

Regjistrimi në platformë në linkun e mëposhtëm:

https://edu.airewb.org

Shpërndaje :