Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-12-2022

Nën moduli –Procedura përmbarimore, sesioni i tretë: Mjetet, objekti dhe zbatimi i përmbarimit

Më 12. dhjetor 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura përmbarimore ”, në mbështetje të trajnuesit z. Isa Shala, përmbarues privatë.

Në këtë sesion po trajtohen këto tema: Përmbarimi në sendet e paluajtshme, përjashtimi nga përmbarimi, veprimet përmbarimore, fitimi i të drejtës së pengut, shitja e sendeve të sekuestruara dhe regjistrimi i të drejtave të pengut pa posedim.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :