Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-12-2022

Zhvillimi i seancës efektive për caktimin e dënimit

Më 15 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane  - OPDAT është duke realizuar Tryezën  me temën “Zhvillimi i seancës efektive për caktimin e dënimit”

Penilste të angazhuar në këtë punëtori janë: z. Michelle Baeppler, Kryeprokurore, Cleveland, Ohio, z. Megan Miller, Prokurore Federale, Cleveland, Ohio

Gjatë kësaj tryeze  pjesëmarrësit patën mundësinë  të avancojnë njohuritë e tyre sa i përket Mbajtjes se një seance efektive për caktimin e dënimit  sipas  Udhëzuesit hap pas hapi

Metodologjia e tryezes ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke shqyrtuar  raste studimore, caktimin e roleve, demonstrimin e seancës gjyqësore si dhe vlerësimi kritik.

 Përfitues të kësaj tryeze ishin: Prokuror dhe bashkëpunëtorë profesional nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Udhëheqësi i Departamenti Special nga Gjykata Themelore në Prishtinë si dhe gjyqtar nga Departamenti Special, Gjykata Themelore ne Prishtine

Shpërndaje :