Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-12-2022

Tryezë për unifikimin e praktikës gjyqësore

Më 15-16 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Tryezë për unifikimin e praktikës gjyqësore”.

Panelist të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Shukri Sylejmani, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës; z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës; z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës; z. Arsim Hamzaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i tryezës është të identifikojnë sfidat, problematikat e zbatimit të ligjit dhe veprimin jo unik në praktikën gjyqësore në të gjitha nivelet gjyqësore.

Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të kësaj tryeze janë gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit si dhe gjyqtarë nga Gjykatat Themelore.

Shpërndaje :