Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-12-2022

Nën moduli: Shqyrtimi gjyqësor, sesioni i dytë: Zbatimi i shqyrtimit gjyqësor dhe parakushtet për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor

Më 19 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik  nga nën moduli “Shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: zbatimi i shqyrtimit gjyqësor, parakushtet për mbatjen e shqyrtimit gjyqësor.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :