Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-12-2022

Nën moduli: Kontrolli dhe konfiskimi, sesioni i pestë: Rastet nga praktika vendore

Më 28 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kontrolli dhe konfiskimi”, në mbështetje të trajnuesit z. Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Gjykata Supreme e Kosovës – pml. nr. 140/2016 (gjykata e apelit, pakr. 515/15, gjth – dkr prishtinë, pkr.nr. 136/15) rasti h. vs. lidhur  me  veprën  penale – vjedhje e rëndë nga neni 327.2.1 dhe 2.7 të kprk-së, Faktet - veprimet e prokurorit të shtetit dhe gjpp-së, Aktgjykimi i Gjykatës Themelore  dep. i krimeve të rënda aktvendim i gjykatës së Apleit dhe Aktgjykimi i Gjykatës Supreme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.

Shpërndaje :