Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-01-2023

Nën moduli – E drejta familjare, sesioni i parë -E drejta familjare, kuptimi i familjes, burimet e të drejtës familjare, gjinia dhe llojet e gjinisë

Më 10 janar 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë, grupi i I, është duke u realizuar trajnimi teorik  nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues  z. Valon Totaj Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të nën modulit “E drejta familjare” janë duke u trajtuar: kuptimi dhe objektivi i së drejtës familjare, natyra e marrëdhënieve juridike-familjare, parimet  dhe burimet e së drejtës familjare, Ligji për familjen i Kosovës dhe kuptimi i familjes.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve ku në kuadër të kësaj teme është duke u realizuar një aktgjykim.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :