Më 13 janar 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata nëntë grupi i II, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore” me trajnues z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: e drejta për një vendim të arsyetuar gjyqësor, metodologjia e hartimit të aktgjykimit penal dhe arsyetimi i aktgjykimit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një nga komuniteti boshnjak.
13-01-2023