Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-04-2017

Mbrojtja e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve

Më 07 prill 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin Strengthening Witness Protection in the Western Balkans –WINPRO III (NI-CO), ka realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve”.


Qëllimi i këtij trajnimi ishte që përmes prezantimit të praktikave më të mira dhe elaborimit të dilemave, pjesëmarrësit ti avancojnë njohuritë e pjesëmarrësve në lidhje me mbrojtjen më efikase të dëmtuarve dhe dëshmitarëve gjatë procesit gjyqësor.


Ky trajnim ka trajtuar mbrojtjen e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve si kategori të posaçme të cilat janë normuar në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës si dhe me Ligjin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, të cilat paraqesin kategori të rëndësishme në procesin penal.


Paraprakisht, vëmendje iu kushtua rasteve në praktikë, në disa prej të cilave sipas pjesëmarrësve të dëmtuarit dhe dëshmitarët nuk dëshmojnë për shkak të ndjenjës së rrezikut për shëndetin, jetën e tyre dhe anëtarëve të familjes. Kjo dëshmon se në procedurën penale, mbrojtjes së të dëmtuarit dhe dëshmitarëve duhet t’i kushtohet kujdesi i duhur që të njëjtit mos të kenë ndonjë ndërhyrje ose shqetësim eventual nga jashtë dhe brenda.


Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor, zyrtarë policorë, bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarët ligjorë.

Shpërndaje :