Më 12 prill 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnim të Vazhdueshëm ka realizuar trajnimin me temë “Të drejtat e të pandehurit nga ndalimi i parë deri në përfundim të procedurës penale”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me të drejtat e të pandehurit nga ndalimi i parë deri në përfundim të procedurës penale, për respektimin e të drejtave të tij në praktikë, dhe format apo veprimet që duhet ndërmarrë për zbatimin konsekuent në praktikë të dispozitave ligjore që rregullojnë çështjen e këtyre te drejtave.
Gjatë trajnimit u trajtuan të drejtat e të dyshuarit respektivisht të pandehurit në procedurën penale sipas legjislacionit aktual për tu informuar në kohë sa më të shpejtë, në lidhje me veprën për të cilën dyshohet, akuzën dhe provat tjera, të cilat janë e drejtë themelore e tij.
Gjithashtu me qëllim të mbrojtjes së dinjitetit dhe të drejtave themelore të personave të dyshuar, është detyrë e institucioneve të drejtësisë që të kujdesen për garantimin dhe ruajtjen e të drejtave të personave të pandehur gjatë gjithë fazave të procedurës duke filluar nga arrestimi i të pandehurit e deri në përfundimin e procedurës.
Të pandehurit duhet të informohen me kohë dhe në hollësi mbi natyrën dhe shkakun e akuzimit kundër tij, dhe ti jepet kohë e mjaftueshme për të ushtruar të drejtat e tij të mbrojtjes në mënyrë efektive.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor, zyrtarë policorë nga njësia e hetimeve.
12-04-2017