Më 07 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me EULEX është duke e realizuar trajnimin me temë “Harmonizimi i ndryshimeve të reja të Kodit të Procedurës Penale me Kodin e Drejtësisë për të Mitur”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prizren dhe z. Shpëtim Peci, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me ndryshimin e dispozitave, të zgjerojnë njohuritë e tyre me dispozitat e reja dhe harmonizimin me Kodin e Drejtësisë për të Mitur dhe Kodin e Procedurës Penale.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar dhe prokuror.
07-02-2023