Më 07 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Provat gjatë hetimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: mbledhja e provave me anë të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, pranueshmëria e masave te mbledhura me masat e fshehta, paneli për Shqyrtimin e vëzhgimit dhe hetimit dhe të drejtat e personave ndaj të cilat zbatohet urdhri sipas nenit 88 të KPP
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.
07-02-2023