Më 03-04 maj 2017, Akademia e Drejtësisë realizoi trajnimin me temë “Krimet e luftës”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që përmes prezantimit të praktikave më të mira, diskutimeve dhe elaborimit të rasteve, të ngriten dhe avancohen njohuritë dhe kapacitetet profesionale të pjesëmarrësve në çështjet e hetimit dhe gjykimit të rasteve të krimeve të luftës.
Ky trajnim ka trajtuar çështjet rreth hetimit dhe gjykimit të rasteve të veprave penale të krimeve të luftës, përgjegjësia penale komanduese në rastet e krimeve të luftës si dhe hetimi dhe sigurimi i provave për krimet e luftës.
Gjatë këtij trajnimi gjithashtu u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me hetimin e krimeve të luftës sipas së drejtës ndërkombëtare penale, përgjegjësisë në të drejtën ndërkombëtare penale, pengesat dhe sfidat në fazën e hetimeve dhe në fazën e grumbullimit të dëshmive dhe gjykimit të këtyre veprave penale.
Pjesëmarrësit gjatë trajnimit diskutuan rastet nga praktika gjyqësore me fokus në shfrytëzimin e dëshmive, përkufizimin e tyre sipas kategorive, përzgjedhjen e caqeve, ndërtimin e rasteve dhe shfrytëzimin e dëshmitarëve.
Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë të nivelit themelor dhe policë hetues nga Policia e Kosovës.
Ky trajnim u realizua me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtar, prokurorë të EULEX të cilët u angazhuan në cilësi të trajnuesve.
04-05-2017