Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-03-2023

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Më 28 mars 2023, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit z. Vaton Durguti, Udhëheqës i Departamentit Special në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetor të Punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2022, si dhe çështje tjera në kuadër të mandatit të Akademisë.

Sipas rendit të ditës të përcaktuar për këtë takim, fillimisht anëtarët e KD-së miratuan procesverbalin e takimit të kaluar të KD-së dhe më pas Drejtori Ekzekutiv i Akademisë, prezantoi në pika të shkurta Raportin Vjetor të Punës të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2022.

Anëtarët e Këshillit Drejtues, duke vlerësuar punën e Akademisë gjatë vitit 2022, e miratuan në mënyrë unanime raportin e prezantuar.

Gjithashtu, në këtë takim Drejtori Ekzekutiv i njoftoi anëtarët e KD-së për ftesën nga Shkolla Kombëtare e Magjistraturës në Francë (ENM) drejtuar Akademisë së Drejtësisë, për pjesëmarrje si anëtare në projekt për drejtësinë për të mitur, në kuadër të Programit të Drejtësisë të Komisionit Evropian, me ç ‘rast anëtarët e KD-së dhanë pëlqimin për pjesëmarrje të AD-së në këtë projekt në partneritet me EMM.

Shpërndaje :