Më 02 maj 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Rregullat e komunikimit”, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Temat që po trajtohen në kuadër të këtij sesioni janë: Bazat e komunikimit, llojet e komunikimit, llojet dhe veçoritë e komunikimit verbal, dallimet dhe lidhjet midis komunikimit verbal dhe jo verbal, problemet në komunikimin interpersonal dhe rregullat e komunikimit të mirë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
02-05-2023