Me 02 maj 2023, Akademia e Drejtësisë e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) të SHBA-së, të mbështetur dhe të financuar nga Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) pranë Ambasadës së SHBA-së, mbajti Ceremoninë për ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit e suksesshëm të Programit për Trajnim të Trajnuesve në fushën e Ndërmjetësimit zhvilluar nga Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) të SHBA-së, të mbështetur dhe të financuar nga Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) pranë Ambasadës së SHBA-së.
Ky program tashmë 2 vjeçar, kishte për sy nim të forcojë profesionin e ndërmjetësuesit në institucionet e Drejtësisë në Kosovë dhe të ndihmojë Akademinë e Drejtësisë në identifikimin dhe trajnimin sipas standardeve më të larta të 13 ndërmjetësues të cilët në të ardhmen do të trajnojnë ndërmjetësuesit në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë.
Me rastin e përfundimit me sukses të Programit të Trajnimit për Trajnues në fushën e Ndërmjetësimit në këtë ngjarje mbajtën fjalim rasti Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu, z. Peter Swanson – Menaxher i zyrës për menaxhim dhe parandalim të konfliktit, Shërbimi Federal i Ndërmjetësimit dhe Pajtimit, znj. Alyson Grunder – zëvendës Ambasadore e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, z. Blerim Sallahu, zëvendës Ministër i Drejtësisë, z. Veton Shabanaj, zëvendës Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Qerim Ademaj, zëvendës Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Christopher Thompson nga Programi për Drejtësi Komerciale, USAID, dhe znj. Ganimete Xhelili – Kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës.
02-05-2023