Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-05-2023

Nën moduli: E drejta civile, sesioni i dytë: Punët juridike, Marrëdhëniet juridiko-civile dhe klasifikimi i të drejtave subjektive civile

Më 10 maj 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli  “E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Subjektet e marrëdhënies juridiko-civile, personi fizik si subjekt i së drejtës, të drejtat personale, klasifikimi i të drejtave civile subjektive, qarkullimi juridik dhe rëndësia dhe akti administrativ.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :