Më 10-11 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Krimet e Luftës – Sesioni I”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Z. Geoffrey Nice, ish Prokuror i Tribunalit të Hagës, znj. Drita Hajdari, Prokurore në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe z. Amer Alija, Koordinator dhe Analist ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK).
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me legjislacionin penal në tërësi në Kosovë i cili trajton veprat penale të krimeve të luftës, e po ashtu edhe legjislacionin penal në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale apo ligjin më të favorshëm për kryerësit e kësaj vepre penale.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar nga Gjykata e Apelit, Gjyqtar nga Gjykata Themelore Departamenti Special, Prokuror nga Prokuroria Speciale, bashkëpunëtor profesional nga Prokuroria Speciale dhe hetues nga Policia e Kosovesë.
10-05-2023