Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-05-2023

Zbatimi i Ligjit më të favorshëm, Shkaqet e Përjashtimit të Kundërligjshmërisë, Pjesa e Posaçme e së Drejtës Penale si dhe Veprat Penale kundër integritetit Seksual

Më 15 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me SAEK, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin  nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor  temë “ Zbatimi i Ligjit më të favorshëm,  Shkaqet e Përjashtimit të Kundërligjshmërisë, Pjesa e Posaçme e së Drejtës Penale si dhe Veprat Penale kundër integritetit Seksual ”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim ishte: z. Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Parimet e përgjithshme të zbatimin e Ligjit më të favorshëm, shkaqet e  përjashtimit të kundërligjshmërisë, veprat penale kundër jetës dhe trupit si dhe veprat penale kundër integritetit seksual.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Shpërndaje :