Më 18 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: Komisioni për Vlerësimin e Performances së gjyqtarëve dhe struktura dhe funksioni i këtij Komisioni.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej një është nga komuniteti boshnjak.
18-05-2023