Më 22 maj 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ngritja e shkathtësive sociale dhe menaxhimi i stresit”, në mbështetje të trajnuesit, Fatmir Qollakaj, trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: rëndësia e nevojave për motivim, motivuesit në procesin e punës, motivi për shoqëri, psikologjia sociale dhe kriminaliteti, burimet psikosociale të kriminalitetit, kriminaliteti si dukuri sociale dhe veçoritë kriminogjene të bashkësisë së gjerë shoqërore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
22-05-2023