Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-05-2023

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i dytë: Vepra penale dhe përgjegjësia penale

Më 22 maj 2023, Në kuadër të Programit për Trajnimin Fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme. Në mbështetje të trajnuesit  z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorin Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: nocioni  i objektit të veprës penale,  elementet themelore të veprës penale, figura e veprës penale, përgjegjësia penale si element subjektiv i veprës penale, actiones liberae in causa, actio libera causa dhe përgjegjësia penale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë  21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :