Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-05-2023

Nën moduli: Krimi kibernetik, sesioni i parë: Shoqëria e Informacionit dhe Krimi Kibernetik

Më 23 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Krimi kibernetik”, në mbështetje të trajnueses, znj. Ikramije Bojaxhiu, prokurore në Prokurorinë e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: çfarë është krimi kibernetik?, organizatat ndërkombëtare dhe krimi kibernetik.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :