Më 25 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: pjesëmarrja e personit të tretë në gjykim, bashkëndërgjyqësit unik, ndërhyrësi sui generis, ndërhyrja e organit të kujdestarisë, emërtimi i paraardhësit dhe njoftimi i personit të tretë për procedurën kontestimore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.
25-05-2023