Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-03-2017

Punëtori “Dialogu institucional në mes të KGJK-së, KPK-së, dhe ADK-së për çështje të interesit të përbashkët”

Nga data 29-31 mars 2017, Akademia e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kanë mbajtur një punëtori të përbashkët të organizuar me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë - UNDP.

Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të sistemit gjyqësor në Kosovë duke ndarë përvojat e adresimit dhe menaxhimit të proceseve kryesore nëpër të cilat janë duke kaluar, si dhe për trajnimet në ngritjen e kapaciteteve të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ të gjykatave dhe prokurorive, për të kryer me sukses dhe efikasitet punën e tyre.

Në këtë punëtori si temë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe zbatimi i Ligjit për Akademinë e Drejtësisë, ndryshimet që ka sjell ky ligj, funksionet dhe kompetencat e Akademisë së Drejtësisë.

Ndër temat e tjera në diskutim ishin: Vlerësimi i performancës së prokurorëve, procedurat disiplinore, transferimi, rekrutimi, emërimi i ekspertëve dhe kompensimi, administrimi i gjykatave dhe prokurorive, si dhe koordinimi institucional në lidhje me trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve etj.

Në fund të kësaj punëtorie dy ditore të zhvilluar në Tiranë, përfaqësuesit dhe ekspertët e të tri institucioneve gjyqësore të shtetit, erdhën në një përfundim të përbashkët për bashkëpunim edhe më intensiv për realizimin e mandatit të përcaktuar me ligj.

 

Shpërndaje :