Më 29 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar sesionin e parë trajnues nga nën moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit z. Emrush Ujkani, Ekspert në të drejtën e BE-së.
Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: Kompetencat e Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Këshilli i BE-së, Gjykata e Drejtësisë e BE-së
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapoemëruar 2022/2023.
29-05-2023