Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-05-2023

Nën moduli: Procedura Jokontestimore, sesioni i parë- Dispozitat e Përgjithshme të Ligjit të Procedurës Jokontestimore

Më 29 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: zbatimi i dispozitave të përbashkëta në procedurat e veçanta, zbatimi i përshtatshëm i ligjit për procedurën Kontestimore, inicimi i Procedurës jokontestimore, pjesëmarrja në procedurë dhe mjetet e vendimeve të procedurës dhe shpenzimet e procedurës

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :