Më 30 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULEX, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, janë duke realizuar trajnimin me temë “Ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen me risitë esenciale të Kodit të Procedurës Penale të cilat kanë tendencë për ndryshime të nevojshme dhe efektive.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar me raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: bashkëpunëtorët profesional.
30-05-2023