PVAL-trajnim i specializuar
Trajnim bazik për gjyqtarë dhe prokurorë “Krimi kibernetik dhe provat elektronike ”
Më 19 deri më 21 prill 2012, në mbështetje të Projektit të Përbashkët për Bashkëpunim Rajonal mbi Krimin Kibernetikë ( IPA) financuar nga Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian (BE-së) IGJK ka realizuar një trajnim tre ditor me temë ”Krimi Kibernetik”
Qëllimi i këtij trajnimi ishte dizajnuar në atë mënyrë që gjyqtarëve dhe prokurorëve t’iu ofrojë njohuri të nivelit bazik mbi krimin kibernetikë, provat elektronike, kornizën ligjore, instrumentet dhe shqetësimet ndërkombëtare lidhur me parandalimin, hetimin dhe luftimin e krimit kibernetikë.
Fillimisht, u prezantua një hyrje e përgjithshme në aspektin e krimit kibernetikë duke i analizuar kërcënimet, tendencat dhe sfidat e mundshme gjatë realizmit të aktiviteteve të atilla. Pastaj, u trajtuan temat tjera si ligji mbi parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë, shkeljet penale e masat hetuese ne legjislacionin e brendshëm. Gjithashtu, janë trajtuar disa nga çështjet të cilat luajnë rol vendimtar në paraqitjen, hetimin dhe zbulimin e veprave të krimit kibernetikë siç është pjesa teknologjike, shqyrtimi i provave elektronike, procedura hetimore, rëndësia dhe mbështetja në bashkëpunimin ndërkombëtarë si dhe Konventa e Budapestit për krimin kibernetikë.
21-04-2012